Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çifti skocez lë zhurmën, vendos të jetojë në zonë rurale me pamje madhështore

Joanna dhe Nathan Gull kanë vendosur të distancohen nga jeta urbane e Skocisë dhe të zhvendosen në një lokacion krejt të thjeshtë.

Dailymail ka shkruar se çift skocez jetoi në Edinburg, por tash u zhvendos në një ishull të quajtur Skye, ku zhurma dhe tollovia e qytetit nuk ekziston.

Ata kanë thënë se patën nevojë për hapësirë dhe vend ku “mund të merret frymë lirshëm”.

Shtëpinë e morën me qira, derisa thanë se do të jetojnë aty për të eksploruar zonën dhe jetesën e thjeshtë.

Çifti skocez është shprehur se kanë gjetur vende që kurrë në jetën e tyre s’i kanë parë.