Courtney Wilson dhe Shenita Jones kishin ftuar familjen dhe miqtë në “shtëpinë e ëndrrave dhe pronën” për dasmën e tyre në fundjavë: ceremonia të shtunën, e po ashtu të qëndrojnë për mëngjes të dielën.
Kishte vetëm një problem: Çifti nuk e kishte në pronësi villën 1500 metra katror dhe nuk kishte leje për ta përdorur atë.
Prona në Fort Lauderdale kishte çdo gjë: një vend për të luajtur bouling, pishinë me ujëvarë, fusha tenisi dhe një bar 240 metra. Wilson tha se ishte plani i Zotit që çifti të martohej atje.
Por, pavarësisht se çfarë thoshte në ftesë, pronari i pronës, Nathan Finkel, kurrë nuk kishte dhënë leje që të mbahej dasma atje. Ai u befasua kur Wilson u paraqit të shtunën në mëngjes për të bërë gati vendin dhe telefonoi Policinë, siç raporton “South Florida SunSentinel”.
“Kam persona që janë futur në pronën time. Dhe ata vazhdojnë të më pengojnë, të më thërrasin. Thonë se do të bëjnë dasmën këtu dhe se është mesazh i Zotit. Nuk e di se çfarë po ndodh. Unë vetëm dua që t’i ndaloni. Ata janë pranë portës së pronës po presin”, kishte thënë Finkel gjatë telefonatës me Policinë.
Dy zyrtarë policorë i thanë Wilsonit se ai duhet të largohet. Ai e bëri dhe nuk u ngrit ndonjë akuzë ndaj tij.
“Nuk dua të flas për këtë”, tha Wilson.
Finkel ishte munduar të shiste pronën për dy vjet, ndërsa tash ka vënë çmimin në pak mbi 5 milionë dollarë.
Wilson, duke u paraqitur si blerës potencial, shikoi atë pronë për disa muaj, ka thënë Keith Poliakoff, prokurore në Southwest Ranches.
“Disa muaj më vonë, ky person e pyeti Nathanin nëse mund ta përdor oborrin e pronës së tij për dasmë. Nathani tha se jo”, tregon Poliakoff.
Por, kjo nuk ndaloi çiftin që të dërgonte ftesa, duke treguar se si janë rilidhur 30 vjet pas shkollës së mesme dhe se si ai i propozoi për martesë gjatë Krishtlindjeve, derisa kishin dal për të ngrënë pica. Ceremonia ishte planifikuar të mbahej të shtunën pasdite, pasuar nga një festë që do të zgjasë deri pas mesnatës. Mëngjesi të dielën do të niste në ora 12:00 deri në ora 16:00.
“Ai kishte menduar se shtëpia është e pabanuar dhe nuk kishte kuptuar se Nathani jeton në pronë, por në një shtëpi tjetër. Ai nuk ia kishte idenë që Nathani jetonte atje. A mund të paramendoni shokun kur ai është paraqitur para portave dhe pronari ishte në shtëpi?” – tregon Poliakoff.
Sipas të dhënave në Broward County një certifikatë e kurorëzimit është kërkuar javën e kaluar, por ata nuk janë regjistruar si të martuar deri të mërkurën.