Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çifti në SHBA rrezikon deri 20 vjet burgim për zjarrin në Kaliforni

Një çift në SHBA rrezikon deri në 20 vjet burgim, pasi një festë që kishte organizuar për zbulimin e gjinisë së fëmijës, ka shkaktuar një zjarr vrasës në Kaliforni, raporton BBC.

Refugio Manuel Jimeneez Jr dhe Angela Renee Jimenez janë akuzuar për disa shkelje, përfshirë edhe vrasje pa paramendim, në lidhje me zjarrin vrasës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët thonë se një bombë tymosëse që u përdor në shtator të kaluar gjatë festës, ka nisë një zjarr, në të cilin vdiq një zjarrfikës dhe u lënduan disa tjerë.

Çifti është deklaruar i pafajshëm.

Zjarri në El Dorado zgjati më tepër se dy muaj dhe përfshiu 22 mijë akër në jug të Kalifornisë, duke shkatërruar shtëpi dhe prona tjera.

Zjarri kishte nisur më 5 shtator dhe u fik më 16 nëntor.

Zjarrfikësi Charles Morton humbi jetën duke luftuar zjarrin, ndërsa disa tjerë u lënduan seriozisht.