Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr i madh shkaktohet nga pajisje piroteknike të përdorura në një aheng në Kaliforni

Një nga zjarret e shumta në Kaliforni filluan gjatë një ahengu për zbulimin e gjinisë, kanë thënë zyrtarët.

Një “pajisje piroteknike që gjeneron tym” e përdorur në një aheng ka ndezur zjarrin e madh El Dorado në San Bernardino, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Zjarri nisi të shtunën në orën 10:23 të mëngjesit në parkun El Dorado dhe u shpërnda më tutje.

Që nga atëherë zjarri është përhapur në 7,400 hektarë, raporton CNN.

Për shkak të zjarrit, komunitetet e Oak Glen, Yucaipa Ridge, Mountain Home Village dhe Forest Falls janë urdhëruar të evakuohen.

Asnjë akuzë ende nuk është hedhur.

Edhe Çifti në SHBA rrezikon deri 20 vjet burgim për zjarrin në Kaliforni Kuriozitet Çifti në SHBA rrezikon deri 20 vjet burgim për zjarrin në Kaliforni

Ahengu për zbulimin e gjinisë, është ngjarje shoqërore që mbahet gjatë shtatzanisë ku prindërit “zbulojnë” gjininë e fëmijës tek miqtë dhe familjarët, transmeton KOHA. Ky zbulim ndonjëherë manifestohet me shpërthim të ngyrës së kaltër për djemtë dhe rozë për vajza.

Në vitin 2017, një festë e tillë në Arizona kishte shkaktuar një zjarr që djegu afër 47,000 hektarë tokë dhe shkaktoi më shumë se 8 milionë dollarë dëme.