Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çifti kinez bëhen prindër katër vjet pas vdekjes

Një çift i ri kinez kishte vdekur në vitin 2013 në një aksident komunikacioni, por mrekullia ndodhi pas katër vjetëve, pasi lindi fëmija i tyre.

Nëse jeta është shkruar si në një roman, është rasti i dy familjeve kineze që gjetën një mënyrë të pabesueshme për të ruajtur pemën e tyre familjare.

Çifti i ri kinez kishin humbur jetë vetëm pesë ditë para transplantimit të planifikuar të embrioneve të krijuara nga fekondimi in vitro, transmeton KosovaPress.

Familjarët e çiftit të vdekur gjetën një nënë surrogate për të transplantuar embrionin e çiftit dhe gjyshërit janë mese të lumtur që në jetë ka ardhur një djalë, të cilët deklaruan se nuk do t’ia thonë të vërtetën deri sa të rritet për të kuptuar realitetin.

Image