Një çift indian në pension, e ka paditur djalin me më shumë se 587.000 euro, pasi pretendon se dështimi i tij për ta bërë me nip i ka shkaktuar “agoni mendore”.
Sajneev Prasad, 61 vjeç dhe gruaja Sadhana, 57 vjeçe, kanë ngritur padi kundër djalit të tyre Shrey Sagar dhe gruas së tij Shubhangi, të cilët u martuan në vitin 2016 dhe nuk kanë ende fëmijë.
“Martesa u organizua dhe ata madje u dërguan në Tajlandë për muajin e mjaltit për të pasur sa më shpejtë një trashëgimtar”, tha Sajneev.
Shrey dhe Shubhangi duhet të kenë një fëmijë brenda një viti ose të paguajnë, pretendojnë prindërit.
Piloti Shrey u trajnua në SHBA me shpenzimet e konsiderueshme të prindërve të tij. Ai u kthye në Indi në vitin 2007, pasi recesioni shkaktoi një ngadalësim të industrisë.
Nëna dhe babai pretendojnë se i dhuruan çiftit po ashtu një veturë Audi me vlerë mbi 73.000 euro dhe paguan për dasmën e tyre luksoze në një hotel me pesë yje.
Ata pretendojnë se kanë shpenzuar mbi 311.000 euro për djalin e tyre që kur ai lindi.
Ata tani kërkojnë t’u kthehet e njëjta shumë, plus dhjetëra mijëra euro të tjera si dëm.
“Ne vramë ëndrrat tona për ta rritur atë. Është një ëndërr e çdo prindi të bëhet gjysh. Kishim vite që prisnim të bëheshim gjyshër. Ne jemi përpjekur të bindnim djalin tonë dhe gruan e tij, por ata nuk u kushtuan vëmendje kërkesave tona. Na është thyer zemra që do të vdesim pa parë nip”, tha Sajneev për The National World, transmeton Koha.net.
Në parashtresën e prindërve të dërguar tashmë në gjykatë thuhet ndër të tjera se "Djali im është i martuar për gjashtë vjet, por ende nuk po planifikon një fëmijë. Të paktën të kemi një nip me të cilin mund të kalojmë kohën. Na është dashur të marrim edhe një kredi për të ndërtuar shtëpinë tonë dhe tani po kalojmë shumë vështirësi financiare. Edhe mendërisht jemi mjaft të shqetësuar, sepse jetojmë vetëm”.
Akuza e paraqitur në Gjykatën e Qarkut Haridwar u karakterizua si “agoni mendore dhe ngacmim”.
India ka një sistem të fortë familjar të përbashkët me shumë breza, duke përfshirë gjyshërit, nipërit, hallat dhe xhaxhallarët që shpesh jetojnë në të njëjtën familje.
Megjithatë, vitet e fundit trendi ka ndryshuar, me çiftet e reja që preferojnë të largohen nga prindërit ose vëllezërit e motrat e tyre, dhe gratë, si në këtë rast, që zgjedhin të punojnë në vend që të përqendrohen të kenë fëmijë dhe të qëndrojnë në shtëpi.
I gave my son all my money, got him trained in America. I don't have any money now. We have taken a loan from bank to build home. We're troubled financially& personally. We have demanded Rs 2.5 cr each from both my son & daughter-in-law in our petition: SR Prasad, Father pic.twitter.com/MeKMlBSFk1
— ANI UP/Uttarakhand (@ANINewsUP) May 11, 2022