Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çifti gjen 260 monedha ari të fshehura nën dyshemenë e kuzhinës

Më shumë se 260 monedha ari të lashta janë zbuluar nga një çift nën dyshemenë e kuzhinës së tyre dhe janë shitur për 754.000 paund në një ankand.

Koleksioni u fsheh brenda një tenxhereje nën dyshemenë e shekullit të 18-të të shtëpisë së çiftit i cili tash për tash është anonim, në Ellerby, East Yorkshire në vitin 2019, dhe daton nga viti 1610 deri në 1727, shkruan The Independent.

Thesari fillimisht u përkiste Fernley-Maisters, një familje në Hull e përfshirë në tregtinë balltike.

Familja ishte e njohur për importimin dhe eksportin e lëndës drusore, minerale hekuri dhe qymyri, me disa anëtarë që më vonë shërbyen si deputetë të Parlamentit në fillim të viteve 1700.

Joseph Fernley dhe Sarah Maister u martuan në 1694 dhe jetuan në fshatin East Yorkshire. Paratë janë mbledhur nga çifti gjatë martesës së tyre.

Edhe Tualeti prej ari pritet të shitet për 10 milionë dollarë Kuriozitet Tualeti prej ari pritet të shitet për 10 milionë dollarë

Jozefi vdiq në vitin 1725, në moshën 76-vjeçare, ndërsa Sara vdiq në moshën 80-vjeçare në vitin 1745, me “rrethin e familjes që u shua menjëherë”.

Spink & Son, ankandistët që shitën monedhat, e quajtën çmimin përfundimtar të shitjes “absolutisht të jashtëzakonshëm” dhe fillimisht u vlerësua nga 200,000 deri në 250,000 £.

Pasi tërhoqi vëmendjen mbarëbotërore, koleksioni iu shit dhjetëra blerësve në lote individuale nga ankandët në Londër, me një vlerë totale prej 754,000 £.

Shtëpia e ankandeve e quajti koleksionin “një nga rezervat më të mëdha të monedhave ari angleze të shekullit të 18-të të gjetura ndonjëherë në Britani”.

Edhe Para e ari në vlerë 19 mijë euro vidhen në një shtëpi në Klinë Kronikë Para e ari në vlerë 19 mijë euro vidhen në një shtëpi në Klinë

Monedhat fituan interes global nga koleksionistët privatë në Amerikë, Evropë, Australi, Kinë dhe Japoni.

Drejtuesi i ankandit Gregory Edmund tha se thesari ishte “120 vjet histori angleze e fshehur në një tenxhere me të njëjtën madhësi si një kanaçe me gaz”.