John dhe Melody Hennesse kanë shitur gjithçka që zotëronin tri vjet më parë dhe tash planifikojnë të shëtisin botën për pjesën e mbetur të jetës.
Skynews ka shkruar se çifti me origjinë nga Florida “u lodh” nga jeta e zakonshme dhe pasi i mori paratë, vendosi t’i blinte dy bileta për të shëtitur nëpërmjet lundrimit.
Turni i tyre ka nisur. 76-vjeçari dhe 64-vjeçarja nisën lundrimin 274 ditor me anijen Royal Caribbean drejt “jetës së përhershme në det”.

Aktualisht ata gjenden në Republikën Domenikane, ndërsa kanë kaluar Australianë, Zelandën e Re dhe Paqësorin Jugor.
“Nuk kemi më hipotekë apo shpenzime të shtëpive. Nuk kemi më sigurime automjetesh, sigurime pronësie apo fatura komunale. Lista vazhdon. Jemi të sigurt që lundrimi është më i lirë. Tani për tani, ndoshta është afër gjysma e asaj që e kishim kur jetonim në tokë”, ka thënë John.
Ata kanë plane afatgjate, por njëri prej tyre është të marrin një vendbanim më të përhershëm në anijen e lundrimit. Kjo anije, ku në të jetojnë rreth 30 për qind banorë të përhershëm, do të qarkullojë rreth botës çdo tre vjet, kryesisht duke ndjekur motin e ngrohtë.
Jeta në bordin e Villa Vie nuk do të jetë e lirë.