Një grua e cila ka provuar të futet në një bazë ushtrie pa një letër të autorizimit, ka përfunduar duke e kuptuar se çfarë ndodhë kur hynë pa leje.
Shumë njerëz kanë kuptuar dhe janë paralajmëruar se për të hyrë në baza ushtarake pa autorizim, edhe nëse vetëm për shaka, nuk mund të dalin pa u përballur me pasoja.
Hyrja në një bazë ushtarake përveçse tingëllon ide e keqe, nuk mund të kalojë pa pasoja si arrestimi apo edhe gjuajtja me armë zjarri.
Një grua e cila ka zbuluar çfarë saktësisht ndodhë nëse bën një gjë të tillë, është Tati Gonzales, e cila u kap derisa tentoi të hynte në një bazë ushtarake vitin e kaluar.
Ajo ka postuar pamje të incidentit në Facebook ku edhe u bë virale.
Edhe
Civilët në rrezik nga bandat në Gazë: Çfarë ndodhi në Maghazi?
Sipas Stripes, Gonzalezit iu mohua hyrja në bazë pasi u paraqit me një ID të pavlefshme, së bashku me një patent-shoferi të pavlefshëm dhe regjistrim të automjetit.
Master Rreshter Eric Harris, një zëdhënës për bazën e Forcave Ajrore Mountain Home në Idaho, tha se ajo më pas u përpoq të ikte, por ndaloi “për shkak të rrezikut të perceptuar të dëmtimit të rëndë trupor ose lëndimit”.
Gonzalez pretendon se ajo kërkoi të përcillej nga baza pasi një nga ushtarët në video “dukej i çuditshëm”, duke e bërë atë të përpiqej të largohej.
Pikërisht në këtë moment filmimi kishte filluar, ndërsa ajo filmon trupat jashtë veturës së saj duke e urdhëruar atë të dalë nga automjeti përpara se të thyejë dritaren me shkop.
Gjatë videos, të cilën ajo e filmoi në telefonin e saj, ajo vazhdoi të këmbëngulte se çështja ishte civile dhe jo kriminale dhe tha: "Jam shtatzënë, mos më prekni".
Gonzalez e përfundoi takimin me pranga dhe u dërgua në një burg me të cilin baza ushtarake kishte një marrëveshje paraprake.
Edhe
Izraeli arreston një nga figurat kryesore të ushtrisë, akuzohet për tradhti
Gruaja thotë se ajo u mbajt ilegalisht dhe u lirua pasi akuzat e ngritura kundër saj “nuk u vërtetuan”.
Pra, siç rezulton, nëse përpiqeni të hyni në një bazë ushtarake pa autorizim, ata do t'ju arrestojnë dhe do t'ju dërgojnë në burg.