Kuriozitet

Çanta plot me ari nxirret nga rrënojat në Turqi, vlera mund të jetë milionëshe

Një çantë me rripa ari është gjetur nën rrënoja në Kahramanmaras. Ndërsa nuk ka informacion për pronarin e arit, identiteti i tij është bërë kuriozitet në rrjetet sociale.

Pas tërmeteve në Turqi, mijëra ndërtesa janë rrënuar dhe mijëra njerëz kanë vdekur. Gjësendet e qytetarëve të cilët vdiqën, po ashtu po largohen nga rrënojat dhe po u dorëzohen policisë.

Ndërsa kanë qenë duke gërmuar rrënojat e një ndërtese në Kahramanmaras, dikush ka gjetur çantën me plot rripa ari në të. Në video shihet dikush që nxjerr arin nga çanta dhe rripa rripa i vë mbi krah, shkroi Sabah. 

Duke parë videot, banorët kanë thënë se secili nga rripat e arit kanë vlerën të paktën 10 mijë dollarë një. Ndërsa, pretendohet se vendi i rrënojave ku u gjet çanta mund të ketë qenë argjendari ose shtëpia e pronarit të argjendarisë.