Kuriozitet

California, kali ra në pishinën e zbrazët

Ekipi i shpëtimit të kafshëve në California të SHBA-së, u ftua nga pronari i një shtëpie pasi kali i kishte rënë në pishinën e fqinjit.

“Upi” shkroi të shtunën se ngjarja ndodhi në lagjen qytetin Jamul, ku kali i quajtur Shocker, kishte rënë në një pishinë të zbrazët, pa mundësi për të dalë që aty.

Ekipi doli në vendin e ngjarjes dhe nëpërmjet një trekëmbëshi arriti ta ngrehë kafshën dhe ta largojë me sukses nga aty.

Kalit paraprakisht ia vunë një helmetë mbrojtëse, për ta mbajtur sa më të qetë gjatë procesit. Largimi i tij nga pishina zgjati tri orë.