Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Burri që theu rekordin duke vrapuar 100 metra me taka të larta

Një burrë nga Spanja ka thyer rekord derisa ka vrapuar 100 metra me taka të larta.

Christian Roberto López Rodríguez, 34 vjeç, veshi taka 70.104 milimetra dhe vrapoi 100 metra për 12.82 sekonda.

Rodríguez theu rekordin Botëror Guinness të cilin e mbante André Ortolf, i cili vrapoi 100 metra me taka të larta për 14.02 sekonda në vitin 2019.

“Përgatitja ishte shumë shteruese dhe specifike”, tha Rodríguez për Guinness World Records. “Më duket shumë sfiduese të jesh në gjendje të vraposh me taka të larta me shpejtësi të madhe.

“Në Spanjë ka gara të tilla dhe ato gjithmonë kanë shkuar mirë për mua”. /Upi