Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Burri mbetet 14 orë në Oqeanin Paqësor, shpëton jetën duke u kapur në mbeturina të detit

Një marinar lituanez i cili kishte rënë në det, ka shpëtuar duke u mbajtur nëpër “mbeturina të detit”, ka bërë të ditur djali i tij.

Vidam Perevertilov ka kaluar 14 orë në ujë pasi kishte rënë nga një anije në Oqeanin Paqësor, në orët e hershme të mëngjesit, shkruan BBC.

Marinari 52 vjeçar i cili në momentin e rënies nuk kishte të veshur jelekun e shpëtimit, kishte vendosur që të notonte disa kilometra për të shpëtuar jetën e tij, shkruan BBC.

Djali i tij Marat ka thënë se kur është kthyer në shtëpi, ai është dukur si të ishte 20 vjet më i vjetër por e rëndësishme ishte që ai kishte shpëtuar.