Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Brenda ndërtesës që vetëriciklohet

Nga jashtë, Thoravej 29 në veriperëndim të Kopenhagës mund të mos duket shumë vend tërheqës.

Por nëse i hidhni një sy brenda dhe do të gjeni arkitektë dhe punëtorë që rinovojnë dhe ripërdorin elementet e ndërtesës - në thelb, kjo nënkupton se ndërtesa “po riciklohet vetë”.

“Ne e shfrytëzuam këtë mundësi për të parë se sa shumë ishim në gjendje të ripërdornim në vend, sepse menduam se ishte një agjendë shumë urgjente në arkitekturë”, shpjegon Soeren Pihlmann, themeluesi i Pihlmann Architects.

“Këto dy vitet e fundit kur zhvilluam këtë projekt kanë qenë me të vërtetë një diskutim i gjatë me klientin, si për shembull se si duhet t’i ripërdorim gjërat dhe si mund ta bëjmë këtë në një mënyrë atraktive dhe të kuptueshme”.

Thoravej 29 u ndërtua fillimisht në vitet 1960 dhe u përdor si zyrë departamenti nga Qyteti i Kopenhagës.

Tani është vendosur të bëhet një qendër arti dhe komuniteti, me shfaqje skenike, ekspozita dhe një kafene.

Edhe Osloja shndërrohet në galeri shumëngjyrëshe të grafiteve Kulturë 1 j. më parë Osloja shndërrohet në galeri shumëngjyrëshe të grafiteve

Me një fokus të fortë në qëndrueshmërinë, arkitektët po përpiqen të ripërdorin sa më shumë materiale nga ndërtesa e vjetër që të jetë e mundur.

Pra, në vend që të hedhin materiale, ata po i ripërdorin ato – pjesë të dyshemesë, për shembull, po ripërdoren si shkallë dhe mobile. Pllakat e tepërta të fasadës do të ruhen për dysheme.

UNEP thotë se vetëm betoni, çeliku dhe alumini janë përgjegjës për 23% të emetimeve të përgjithshme globale.

Image