Gruaja nga Bosnja, Nada Rudan është më e relaksuar kur pikturon, një aftësi që ajo e zbuloi në moshën 87-vjeçare dhe që kulmoi këtë verë me një ekspozitë të veprave të saj artistike - për të shënuar ditëlindjen e saj të 100-të.
Boshnjakja Rudan thotë se ajo filloi të pikturonte në moshë të vonë për të kaluar kohën dhe tani e sheh se ditët janë shpesh shumë të shkurtra për t'u përshtatur me gjithçka që ajo planifikoi të bënte.
Përditshmëria e saj është të pikturojë tri orë në mëngjes dhe dy orë pasdite, kur është në shtëpi, raportoi Reuters të premten.
“Nuk e di çfarë do të thotë mërzi, nuk e di çfarë do të thotë depresion, gjithmonë gjej diçka për të bërë”, thotë ajo.

Pas ekspozitës së saj në Sarajevë në fund të qershorit, Rudan u nis për një muaj pushime në bregdetin e Adriatikut dhe më pas udhëtoi për në Gjermani ku jeton vajza e saj.
Edhe
Pranvera e 1999-s nga ana serbe si epilog i “Mirëdita, dobar dan!” për dialog
"Unë jam e vendosur të mos bëhem barrë për fëmijët e mi”, tha për Reuters nëna e dy fëmijëve, gjyshja e tre nipërve dhe stërgjyshja e katër nipërve të tjerë, në shtëpinë e saj të gjerë në qendër të Sarajevës, e rrethuar nga disa prej 200 pikturave të saj.
“Dhe jam e qetë, nuk dua të jem nervoze, gjithmonë mendoj fillimisht dhe më pas veproj”, ka shtuar Rudan, e cila siguroi jetesën si rrobaqepëse deri në moshën 85-vjeçare.
Ajo thotë se është ende mirë me shëndet.
“Jam ende në gjendje të mirë shëndetësore, duart i kam të qëndrueshme, sytë më shërbejnë mirë”, thotë ajo, duke shtuar se kur pikturon rrallë vendos syze.
Ajo flet me mall për udhëtimet e shpeshta me fëmijët dhe nipërit e saj gjatë dekadave të fundit. Pas vdekjes së burrit të saj në vitin 1999, Rudan vizitoi Shtetet e Bashkuara, Amerikën Qendrore dhe shumë vende evropiane dhe ato udhëtime frymëzuan shumë nga pikturat e saj.
Ajo vizitoi Hollywood-in në moshën 95-vjeçare dhe u lejua të hynte në teatrin ku zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve të Akademisë.
Edhe
Kris Jenner nuk dëshiron të pensionohet deri në moshën 85-vjeçare
Rudanit i pëlqen më shumë të pikturojë natyrën dhe përdor ngjyra akrilike “sepse nuk kanë erë”.
Rudan i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe rrethimit të Sarajevës 1992-1995 nga forcat serbe të Bosnjës.