Një skenë jo e zakonshme ndodhi në meçin e boksit ndërmjet Vasil Lomachenkos dhe Richrad Commeyt, që u zhvillua të dielën në palestrën e famshme të New-Yorkut, “Madisone Square Garden”.
Boksieri nga Ukraina, Lomachenko, shënoi fitore pas 12 raundeve ndaj boksierit nga Gana, ndonëse në raundin e shtatë e rrëzoi atë në dysheme.
Në momentet që gjyqtari në ring i dha sinjal ganezit të vazhdojë me përballjen, boksieri ukrainas iu drejtua këndit të boksierit kundërshtar dhe e këshilloi që ta ndërpresë luftën. Kjo këshillë nuk u përfill nga trajnerët e ganezit dhe lufta shkoi në 12 raunde.
Në fund, fitoi ukrainasi Lomachenko.
Kjo ishte fitorja e dytë për boksierin ukrainas, që nga humbja e titujve nga Teofimo Lopez, vitin e kaluar.
Lomachenko drops Commey then asks his corner if they want to throw in the towel. Savage. @ThirteenthRound pic.twitter.com/2Qujbjzapr
— Barstool Sports (@barstoolsports) December 12, 2021