Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Boksieri i njohur ende e mban dhëmbin e kundërshtarit si qafore

Marcos Maidana, boksier që dy herë u ndesh me Floyd Mayweatherin pretendon se në qafore mban dhëmbin e kundërshtarit.

Sipas SportBible, Argjentinasi ishte ndeshur me Mayweatherin vite më parë, e nga goditjet, ky i fundit kishte marrë goditje aq të forta saqë i kishte rënë dhëmbë. Atë dhëmb Maidana e ka tash në varëse.

Maidana s'ka dalë më në ring qëkur pësoi humbjen e pestë dhe të fundit në karrierë.

“Pas një kohe të gjashtë jashtë ringut dhe pasi u mendova shumë që nga lufta ime e fundit, vendosa t'i lë dorëzat përgjithmonë. Ndoshta vendimi im nuk do të befasonte aq shumë”, ka thënë ai.