Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bletarët mbrojnë bletët nga vjedhja përmes pajisjeve gjurmuese

Por kah ardhja e pranverës, fillojnë vjedhjet e koshereve të bletëve, dukuri mjaft e përhapur tashmë sa bletarët janë detyruar të përdorin pajisje gjurmuese si GPS, kamera të vëzhgimit dhe teknologji të tjera për t’i mbrojtur kosheret e tyre

Kaliforni, 27 shkurt (AP) - Bletarët nga gjithë Shtetet e Bashkuara dërgojnë bletët e tyre në Kaliforni për t’ua lënë me qira kultivuesve të bajameve, të cilat kanë nevojë për insekte që mundësojnë pjalmimin.

Por kah ardhja e pranverës, fillojnë vjedhjet e koshereve të bletëve, dukuri mjaft e përhapur tashmë sa bletarët janë detyruar të përdorin pajisje gjurmuese si GPS, kamera të vëzhgimit dhe teknologji të tjera për t’i mbrojtur kosheret e tyre.

Vjedhje të tilla janë raportuar edhe në Pensilvaninë qendrore, ku u morën rreth 60.000 bletë. Megjithatë, këto vjedhje ndodhin në shkallë më të lartë në Kaliforni. Në javët e fundit, 1.036 koshere bletësh me vlerë qindra e mijëra dollarësh u raportuan të vjedhura në mbarë vendin, thanë autoritetet. Ndërkaq, grabitja më e madhe përfshinte 384 koshere që u morën në një fushë në Kontenë Mendocino, duke bërë që shoqata shtetërore e bletarëve të ofronte një shpërblim prej 10.000 dollarësh për atë person, i cili gjen informacionin që çon në zgjidhjen e këtij problemi.

Mundi huq

"Është ndjenjë e tmerrshme kur ti kujdesesh për kosheret e tua gjatë gjithë vitit dhe më pas ato të vidhen prej të tjerëve", shkroi Claire Tauzer në Facebook. Një ditë më vonë, autoritetet u njoftuan se ishte vjedhur një mjet i punës nga biznesi familjar i Tauzer në një zonë rurale në Yolo County me ç'rast një i dyshuar është arrestuar.

Edhe Shkencëtarët krijojnë “superushqimin” që mund t’i shpëtojë bletët Kuriozitet Shkencëtarët krijojnë “superushqimin” që mund t’i shpëtojë bletët

Ekipi hetues gjithashtu gjeti dhe ca mjete tjera për mbajtjen e mjaltit që i përkitnin Helio Medinës, një tjetër bletar që humbi 282 koshere një vit më parë.

Medina tha se ajo vjedhje shkatërroi bletarinë e tij, kështu që këtë vit ai vendosi gjurmues GPS dhe instaloi kamera brenda kutive të bletëve.
Këto vjedhje ndodhin zakonisht natën, kur askush nuk është në pemishte dhe bletët janë kthyer në kosheret e tyre. Ndërsa ai që i vjedh është zakonisht një bletërritës ose dikush që njeh transportin e bletëve.

"Ata kryesisht vjedhin për të fituar para dhe më pas bletët i lënë të vdesin", tha Rowdy Jay Freeman, detektiv i cili merret me gjetjen e gjurmëve të vjedhjeve të koshereve që nga viti 2013.

Mungesa e bletëve dhe rritja e tarifave të pjalmimit duke kaluar nga 50 dollarë për zgjua dy dekada më parë në 230 dollarë për zgjua këtë vit, i motivon hajdutët të vjedhin.

Kërkesa për bletë është rritur shumë gjatë 20 viteve të fundit pasi kultivimi i arrës së shëndetshme dhe krokante e ktheu Kaliforninë në prodhuesin më të madh të bajameve në botë. Si rezultat, toka e përdorur për rritjen e bajameve është më shumë se dyfishuar në rreth 526,000 hektarë.

Bletarët në anën tjetër, kanë shënuar rritje të koshereve të bletëve. Këtë vit, një studim vlerësoi se do të duhet 90% e kolonive të bletëve në SHBA për të pjalmuar të gjitha kopshtet e bajameve.

"Ndërsa bletarët nga Nju Jorku dhe Florida po vijnë, tarifat për plajmuesit duhet të rriten", tha Britttney Goodrich, ekonomiste bujqësore në Universitetin e Kalifornisë në David. Por bletët janë të ndjeshme ndaj kushteve natyrore. Thatësira që përfshiu shtetet perëndimore verën e kaluar dobësoi bletarinë. Mungesa e shiut shkatërroi lulet e egra që sigurojnë nektarin që bletët e kthejnë në mjaltë. Bletarëve iu duhej të plotësonin artificialisht dietën e bletëve me ç’rast pësonin humbje në kosto. Për bletarët, humbja e një koshereje do të thotë humbje e të ardhurave.

"Ne shpenzojmë rreth 210 dollarë për kujdesin ndaj bletëve për shkak të thatësirës, aq sa kushton edhe lëshimi i një koshereje me qira. Ne ua bëjmë të gjitha kontrollet shëndetësore dhe i paguajmë punëtorët”, tha Tauzer.

Edhe 250 milionë bletë ikin nga kosheret pasi kamioni që i transportonte përmbyset Botë 250 milionë bletë ikin nga kosheret pasi kamioni që i transportonte përmbyset

Denise Qualls, shefe e shërbimeve të pjalmimit, dyshon se vjedhjet po ndodhin ngase bletarët nuk sigurojnë kualitetin e premtuar të bletëve”.

Teknologjia “Bee Hero”

‘Në anën tjetër, kultivuesi është po aq përgjegjës sa dhe bletari”, tha ajo. Për të ndihmuar klientët e saj, Qualls prezantoi teknologjinë "Bee Hero" përmes së cilës, kosheret pajisen me GPS.

Freemani këshilloi bletarët të përdorin kamerat e sigurisë dhe të vendosin emrat dhe numrat e tyre të telefonit në kuti të bletëve.
Ai tha se disa bletarë kanë pajisur kutitë e tyre me SmartWaterCSI, mjet mjeko-ligjor që ndihmon policinë të gjurmojnë pronën e vjedhur. Lëngu i këtij mjeti është i dukshëm vetëm nën dritën ultraviolet, kështu që policia mund të zbulojë pronarin e ligjshëm edhe kur hajdutët përpiqen t’i maskojnë kutitë.

Tutje, Freemani punoi me prokurorë në vitin 2016 në rastin e një burri për vjedhjen e 64 koshereve të bletëve me akuzën për vjedhje të bagëtisë. Sipas ligjit të Kalifornisë, vjedhja e pronës me vlerë 950 dollarë ose më pak klasifikohet si kundërvajtje. Por, vjedhja e çdo produkti bujqësor me vlerë të paktën 250 dollarë konsiderohet krim.

"Vjedhja e një ose 10 ose 100 koshereve do të rezultonte me të njëjtën akuzë”, tha ai.
Burri në fjalë u deklarua fajtor dhe u dënua me 90 ditë burg dhe tre vjet burgim me kusht.

Shoqata e Bletarëve të Shtetit të Kalifornisë u kërkon bletarëve të bashkëpunojnë rregullisht me kultivuesit rreth vendosjes së koshereve të tyre dhe inkurajon kultivuesit të punësojnë bletarë të cilët mund të tregojnë prova të pronësisë së koshereve të tyre. Ndërsa, industria e bajameve po përpiqet të zvogëlojë varësinë e saj nga bletët duke kultivuar bajame "vetëpjellore" që kërkojnë më pak ndihmën e bletëve për pjalmim. Gjithashtu, ata synojnë ta përmirësojnë kualitetin e prodhimeve të tyre.

Edhe Pse bletët “pushtojnë” objektet në pranverë dhe çka duhet të bëni në këto situata Kuriozitet Pse bletët “pushtojnë” objektet në pranverë dhe çka duhet të bëni në këto situata

Bordi i Bajameve të Kalifornisë u bashkua gjithashtu me grupe të tjera bujqësore, mjedisore dhe qeveritare për të krijuar habitat për bletët e egra, fluturat dhe pjalmuesit e tjerë në pronat private, si në fermat e bagëtive dhe në pemishte. Ndër të tjera, Qeveria e shtetit po financon 15 milionë dollarë për këto projekte, duke i quajtur ato si investim në agrikulturën "Smart".

Përktheu: Leutrime Rekaliu