Binjaket siameze të bashkuara në kokë u ndanë nga njëra-tjetra me një operacion në SHBA, i cili zgjati 11 orë, transmeton AA raportimin e medieve të atjeshme.
Kirurgu i spitalit të fëmijëve në qytetin e Philadelphias, Dr. Jesse Taylor, bëri të ditur se operacioni i motrave 10 muajshe Erin dhe Abby Delaney ishte i suksesshëm dhe që fëmijët po mbahen në kujdesin intensiv.
“Ndarja e binjakeve siameze është një proces kirurgjik mjaft i ndërlikuar. Edhe procesi i shërimit pas operacionit është i gjatë. Operacioni i motrave Delaney ishte tejet i suksesshëm”, tha Taylor.
Artikuj të ngjashëm
-
Si duken pas 16 vitesh binjaket siameze
-
Pas 6 orësh operacion, ndahen me sukses binjaket siameze
-
Binjakët e bashkuar ndahen me ndihmën e realitetit virtual
-
Kryhet një operacion i rrallë në Izrael, ndahen dy binjakë të ngjitur në kokë
-
100 doktorë në Vietnam ndajnë me sukses pas 12 orësh binjaket e ngjitura