Kirurgët në Australi kanë ndarë me sukses binjaket siameze nga Butani dhe thonë se ato janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të kenë një shërim të plotë.
Vajzat 15-muajshe, Nima dhe Dawa Pelden, ishin të bashkuara në kraharor dhe ndanin të njëjtën mëlçi.
Udhëheqësi i kirurgëve, Dr.Joe Crameri u tha gazetarëve se vajzat kishin përballuar “shumë mirë” operacionin prej gjashtë orësh.
Dr.Crameri tha se ishte një “gëzim i papërshkrueshëm” kur informoi nënën e tyre, Bhumchu Zangmo, se operacioni kishte qenë një sukses.
“Nuk ka asgjë më të mirë në një operacion se kur shkon tek prindërit dhe u thua se fëmija i tyre është shëruar”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm
-
Si duken pas 16 vitesh binjaket siameze
-
Kryhet një operacion i rrallë në Izrael, ndahen dy binjakë të ngjitur në kokë
-
100 doktorë në Vietnam ndajnë me sukses pas 12 orësh binjaket e ngjitura
-
Beteja që zgjati 50 orë për t’i ndarë binjaket e ngjitura për koke
-
Binjaket i mbijetojnë operacionit të ndarjes