Më 5 korrik 1946, bikini dalin për herë të parë në shitje menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Francë.
Shumë vende perëndimore i shpallën ato të paligjshme, ndërsa Vatikani i futi në listën e mëkateve.
Bikini filluan të popullarizohen nga yjet aktore si Brigitte Bardot dhe Ursula Andress dhe nga mesi i viteve 1960 ato u bënë të zakonshme në plazhe.
Stilisti francez Louis Reard, që krijoi këtë veshje, i quajti “bikini”, duke marrë emrin nga ishulli Bikini në Oqeanin Paqësor, katër ditë më parë, më 1 korrik 1946, Shtetet e Bashkuara kishin kryer provën e parë bërthamore në ishullin Bikini.
Reard shpresoi se duke përdorur emrin “bikini”, do të shkaktonte të njëjtin shpërthim edhe në fushën kulturore.
-
Franca ua ndalon grave myslimane larjen me rroba në pishina publike
-
Brigitte Bardot – ylli i kinematografisë dhe aktivistja e zhurmshme
-
Vdiq legjenda e ekranit francez, Brigitte Bardot
-
Pararendësja e kukullës Barbie – një eskortë gjermane
-
Çanta e parë “Hermès Birkin” e Jane Birkin shitet për 10 mln dollarë, bëhet më e shtrenjta në histori