Një biblioteke në Britaninë e Madhe iu kthye një libër pas afro 50-vjetësh, shkroi Upi të mërkurën.
Libri “Dewey Decimal Classification”, i përdorur për shkollat britanike, u huazua për përdorim në fund të vitit 1972 dhe duhej të kthehej më 30 janar të 1973-s, por kjo nuk ndodhi.
Ai u kthye nga një person që nuk iu bë i ditur identiteti.
Biblioteka angleze u shpreh se libri ishte huazuar nga drejtori i një shkolle lokale.
“Disa nga informacionet në këtë vëllim mund të jenë paksa të vjetruara”, u shpreh biblioteka në një prononcim.