Gjykata amerikane ka vendosur që pas 22 vitesh dënim për një krim që nuk e kreu, të dëmshpërblejë me 25 milionë dollarë Eddie Bolden nga Chicago.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Bolden nuk u lirua nga burgu deri në vitin 2016, megjithëse ai pretendonte me këmbëngulje pafajësinë e tij.
Eddie Bolden u dënua për dy vrasje në vitin 1994. Në padi, detektivët janë fokusuar tek ai si i dyshuar dhe kanë shpërfillur deklaratat e dëshmitarëve të cilët kanë thënë se ai ndodhej në lokalin përballë të cilit ndodhi vrasja.
“Ky verdikt është lirimi i plotë i Eddie Bolden”, ka thënë avokati i tij, Ronald Safer.
Juristët urdhëruan gjithashtu dy detektivë policie që t’i paguanin Boldenit 100 mijë dollarë.
Irving Clayton dhe Derrick Fraser u vranë më 29 janar 1994 dhe makinës në të cilën ndodheshin autorët iu vu zjarri. Ndërkohë disa dëshmitarë pohuan se Boldeni ishte në një restorant peshku në kohën e të shtënave, vëllai i njërit prej viktimave, i cili gjithashtu u plagos nga të shtënat, e identifikoi Bolden në stacionin e policisë si vrasës.
-
U dënua gabimisht, lirohet pasi mbajti 27 vjet burgim
-
Trumpi i fal dy policë që kishin vrarë një afro-amerikan në Washington
-
Pas 48 vjetëve në burg, amerikani shpallet i pafajshëm për vrasje
-
Amerikani lirohet 19 vjet pas vrasjes që nuk e kishte kryer
-
Theret në burg ish-polici i dënuar për vrasjen e George Floydit