Kuriozitet

Bëhet virale videoja që tregon gëzimin e këlyshit kur fqinji shkon ta shëtisë

Një këlysh i vogël me gëzof të bardhë ka vjedhur zemrat e shikuesve në një video e cila u bë virale e që tregon reagimin e tij kur fqinji i tij erdhi për ta shëtitur.

Videoja u shpërnda për herë të parë në Reddit nga MitchMelly, duke treguar një burrë që shkon për të ecur me qenin e fqinjit të tij të moshuar, një Coton de Tulear shumë i ngazëllyer dhe i lezetshëm.

Derisa fqinji arrin, qeni dëgjon zhurma dhe menjëherë fillon të tundë bishtin e tij dhe të shikojë nga dritarja.

Duke tundur bishtin e tij, duke kërcyer lart dhe duke vrapuar qeni e di saktësisht se sa është ora dhe se është koha e ecjes.

Videoja vazhdon të tregojë se qeni gëzohet gjithnjë e më shumë, duke u përpjekur të ulet me durim, por duke u rrëshqitur në dyshemenë me pllaka duke lëvizur çdo pëllëmbë të trupit të tij me gëzof dhe duke tundur bishtin.

Është një moment shumë i veçantë mes fqinjit dhe qenit me të cilin nuk mund të mos biesh në dashuri.

MitchMelly i cili e ka shpërndarë videon ka shkruar “çdo mëngjes e shëtis qenin e fqinjit tim të moshuar para se të shkojë në shkollë. E dua shumë reagimin e tij kur unë arrij”.