Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ariu futet brenda dyqanit të pemëve në Alaska

Konsumatorët në një dyqan ushqimesh në Alaska ishin dëshmitarë të një skene të pazakontë kur një këlysh ariu u pa në korridor ku mbahen pemët.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin momentin kur ariu i vogël u fut brenda dyqanit dhe sillej përreth ambientit të ri për të. Ai nuk shkaktoi dëme e askush s’u lëndua, por sipas Upit, në vendin e ngjarjes doli policia.

Ekipet policore e ndoqën nga pas ariun derisa e kapën nëpërmjet rrjetës për kapjen e qenve.

Ai më pas u lirua në ambient të hapur.