Kuriozitet

Bëhet virale videoja me bufin që doli para kamerës në SHBA

Një bufi në Amerikë iu deshën pak sekonda për t'u bërë “i famshëm” në mediat sociale.

Faqja “Upi” publikoi të enjten pamje teksa shpendi grabitqar i doli përpara një kamere ku raportohej për motin në Montana, duke tentuar të merrte “vëmendjen” e publikut.

Kamera ishte e montuar në krye të një ndërtese. Pamje të tillë nuk janë të rralla.

Shpendë, zvarranikë e shtazë të shumta janë shfaqur herë pas here në kamerat e mediumeve.