Një nga rrugët më të frekuentuara në Ferizaj, koncepti brenda një lokali me pak metra katrorë fsheh një “botë” të animuar përmes artit pamor.
Në hapësirën e kafiterisë “Bianco” është shkrirë arti i vizatimit i mbushur me ngrohtësinë që të jep ndjesinë e një bote të animuar.
Gjithçka duket si skicë, e krijuar nga brusha dhe ngjyra e artit.
Pronari i kafiterisë “Bianco”, tregon për konceptin dhe inspirimin e marrë.
Përjashtimin e vetëm nga bota e animuar e bëjnë tavolinat dhe karriget së bashku me pjesën e banakut, që pashmangshëm mbesin fizike. Por, edhe ky inventar i është përshtatur konceptit të kësaj kafiterie, duke pasur elemente vizatimi, raporton KTV.
Në një hapësirë zë vend një raft librash dhe një mace që nuk lëviz. Disa vazo me lule, orë e pikturë muri, poçe elektrike, e shumë detaje tjera janë të paprekshme fizikisht.
E, kafja në një vend të tillë ka tërhequr shumë vizitorë në Ferizaj.