Një banakier e la punën pasi shefi ia kërkoi që të dilte në punë ditën e pushimit.
Këtë ngjarje ai e rrëfeu në rrjetin social "Reddit", duke thënë se natën paraprake kishte punuar një orar të plotë, ndërsa më vonë i erdhi mesazhi se do t'i duhej të dilte në punë të nesërmen (ditën e pushimit).
Na nevojitesh nesër të vish nga ora 11:00 deri në 22:00, pasi kemi një ngjarje të aranzhuar", i tha shefi në mesazhet e publikuara, derisa banakieri ia ktheu "Jo, ju faleminderit, nesër e kam pushim".
Banakieri ia argumentoi se të nesërmen nuk do të mund të dilte në punë pasi ishte ditë pushimi, derisa shefi i tha se i duhet ekipit.
Si përfundim, punëtori tha se nuk është në gjendje të punojë dhe vendosi ta lë punën.
-
Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë
-
Punëtori ia vodhi çelësat e automjetit, Policia nis hetim
-
McDonald’s mbyll përkohësisht zyrat në SHBA, përgatit njoftime për largime nga puna
-
Mamia 61-vjeçare lë punën pasi nuk iu dha pushim pa pagesë
-
Slack ndalon së punuari të mërkurën, shkak problemet teknike