Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Australiania pati problem me orientimin, bëri tatuazh në duar shkronjat R dhe L

Një 23-vjeçare nga Australia, e cila e ka të vështirë të orientohet, kur i thuhet në të majtë apo në të djathtë, si duket e ka zgjidhur problemin e saj.

Ajo ka vendosur të bëjë tatuazh shkronjat R (right - djathtas) dhe L (left - majtas) në duart e saj, shkruan metro.co.uk të enjten.

Australiania D’Kodia Laine tha se shokët dhe shoqet e saj janë habitur nga tatuazhet, pasi kur ajo ua kishte shpjeguar idenë, mendonin se po bënte shaka.

“Ideja më lindi gjatë një loje, kur mua më caktuan udhëheqëse të grupit. Pasi ua ngatërrova rrugën anëtarëve të grupit, pasi nuk e kam të qartë se nga është djathtas dhe nga majtas, dikush më shkroi në dorë shkronjat dhe unë u binda që duhet t’i bëja tatuazh ato shkronja”, u shpreh ajo.

Image