Modelja 24 vjeçare Hailey Bieber ka thënë se është penduar që ka bërë një tatuazh me armë në gishtin e saj.
Hailey e cila është e martuar me këngëtarin Justin Bieber ka deklaruar se e ka bërë këtë tatuazh kur ishte 18 vjeçare mirëpo tani mendon se ka qenë një vendim i gabuar.
“Kur isha 18 vjeçare mendoja se ishte shumë ‘cool’ mirëpo tani që jam 24 vjeçare, nuk mendoj se do ta bëja atë. Mendoj se armët janë të dhunshme”, është shprehur ajo në një intervistë për ELLE magazine, transmeton Koha.net.
Hailey ka bërë të ditur se ka të shkruar edhe inicialet e bashkëshortit të saj në gishtin ku mban edhe unazën e martesës.
Artikuj të ngjashëm
-
Hailey Bieber: E dua veten më shumë tani që jam bërë nënë
-
Hailey Bieber komenton me humor fotografinë virale të Justin Bieber dhe Kendall Jenner
-
Jessica Biel e “paralajmëron” Justin Timberlakun se do ta lërë nëse nuk e ndryshon sjelljen
-
Halle Berry fejohet me Van Huntin
-
Justin Bieber kërkon që industria e muzikës të bëhet “më e sigurt”