Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Australia befasohet nga bora

Ajri i ftohtë i Antarktikut ka nxitur borë në disa shtete të Australisë.

Shtetet në juglindje të kontinentit australian janë përfshirë nga moti i ftohtë dhe po përjetojnë një nga ditët më të ftohta të vitit, transmeton KOHA.

Sipas meteorologëve i ftohti pritet të zgjasë edhe gjatë javës së ardhshme.

Ani pse ishte borë e papritur, banorët e shtetit New South Wales janë përgatitur me saja për të shijuar pak skijim.

Turistët që kanë rastisur në Sydney kanë vazhduar pushimet e tyre edhe për disa ditë për të shijuar borën.

Edhe Australia përvëlohet nga nxehtësia, temperaturat drejt rekordit historik Botë 5 muaj më parë Australia përvëlohet nga nxehtësia, temperaturat drejt rekordit historik

Meteorologët kanë bërë të ditur se mbi një metër borë ka rënë në rajonet malore.

Image