Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ankesën për dëmtim të posterëve në Skenderaj e ka bërë Vetëvendosje

E plotësuar: PZAP-ja ka ndryshuar emrin e ankuesit për dëmtim të posterëve në komunën e Skenderajt.

Më parë kishte raportuar se në ankesën me numrin 67 vetë koalicioni PDK-AAK-Nisma ka akuzuar vetën për dëmtim të posterëve, gjë që u la të kuptohet se ankesa është bërë nga ndonjëri prej subjekteve për subjektin tjetër politik brenda këtij koalicioni.

Kjo u ndryshua pas raportimit të këtij rasti.

Këtu mund t'i gjeni gjitha ankesat që ka në proces PZAP-ja: http://pzap.rks-gov.net/?page=0&page_id=1836 

Akuza brenda koalicionit PDK-AAK-Nisma për dëmtim të posterëve në Skenderaj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në këtë fushatë elektorale, për zgjedhjet e përgjithshme të 11 Qershorit.

Në PZAP (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa) Koalicioni të cilit i prin PDK-ja ka akuzuar “vetën” për dëmtim të posterëve në komunën e Skenderajt.

Në fotografinë që e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Albert Krasniqi, monitorues i zgjedhjeve me koalicionin e organizatave të shoqërisë civile, tregohet se Koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe të tjetër kanë akuzuar Koalicionin PDK-AAK-Nisma dhe të tjerët për dëmtim të posterëve në këtë qytet. Më shumë detaje nuk janë dhënë.

Lënda është në proces.

Krasniqi ka komentuar si në humor se “koalicioni PDK-AAK-NISMA parashtron ankesë në PZAP kundër vetvetes!!!. Si ato tregimet me polic që e dënojnë veten kur te tejkalojnë kufizimin e shpejtësisë”.

Artikuj të ngjashëm