Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Anija fantazmë” trazon brigjet e Myanmarit

Policia në Myanmar me orë të tëra ka hulumtuar në bordin e pluhurosur të një anije misterioze që është vërejtur nga një peshkatar në afërsi të Yangonit.

Anija me emrin “Sam Ratulangi PB 1600", është zbuluar të enjten në afërsi të kryeqytetit tregtar të Myanmarit.

“Nuk kishte marinar apo mallra në anije”, ka thënë policia e Yangonit.

Autoritetet dhe ushtria kanë hyrë në anije për të hetuar rastin pasi anija preku tokën.

Në një komunikatë të publikuar, policia ka thënë se anija kishte një flamur indonezian, transmeton Koha.net.

Sekretari gjeneral i marinës, Aung Kyaw Linn, ka thënë se anija funksiononte kur është kapur nga autoritetet.

Anija e prodhuar në vitin 2001, sipas uebfaqes së trafikut të anijeve, për herë të fundit ishte regjistruar në lëvizje në vitin 2009 dhe ishte parë në brigjet e Taiwanit.

Që prej asaj kohe ajo nuk është parë më, deri në shfaqjen e saj në brigjet e Myanmarit.

Artikuj të ngjashëm