Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikania i fitoi tre milionë dollarë brenda dy muajve në lotari

Një grua në Karolinën e Veriut i fitoi 2 milionë dollarë me një biletë lotarie, vetëm dy muaj pasi fitoi 1 milion dollar nga një lojë tjetër, shkroi Upi.

Kenya Sloan, 41-vjeçare, u tha zyrtarëve të lotarisë amerikane se me një biletë 20-dollarëshe që e bleu në një dyqan, u bë milionere.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“U trondita. Thjesht ndihem e bekuar, kjo është gjithçka që mund të them”, deklaroi ajo.

Sipas Sloanit, xhekpoti i parë prej 1 milionë dollarëve po përdoret për të ndërtuar një shtëpi, ndërsa me dy milionët e tjerë synon të hapë një restorant.