Një grua nga Karolina e Jugut, ka fituar lotarinë prej 200.000 dollarësh gjatë këtij muaji nga një biletë e blerë në të njëjtin dyqan ku ka fituar lotarinë prej 250.000 dollarësh para dy vjetëve, raportoi të shtunën “UPI”.
Gruaja nga Midlands i Karolinës së Jugut ka blerë një biletë të thjeshtë gërvishtëse javën e kaluar për t’u bërë më pas fituese e çmimit kryesor prej 200.000 dollarësh.
Në vitin 2020 ajo kishte fituar çmimin prej 250.000 dollarësh nga një biletë tjetër, ku përveç dyqanit të njëjtë, ajo njoftoi se ka qenë edhe me të njëjtit njerëz në të dyja herët që fitoi.
Planet e saj për paratë e fituara tani janë për të investuar në patundshmëri.
“U argëtova shumë me fitimet e para dhe e shijova çdo pjesë të saj. Kësaj radhe do të blej një shtëpi”, ka thënë ajo.
-
Për 20 vjet kishte luajtur me numrat e njëjtë - flet gruaja që fitoi shumën marramendëse në lotari
-
Amerikania i fitoi dy lotari brenda pak muajve
-
Amerikania i fitoi tre milionë dollarë brenda dy muajve në lotari
-
Amerikani 22-vjeçar i fitoi 250 mijë dollarë në lotari
-
Një burrë fiton lotarinë tri herë nga biletat që i bleu në të njëjtin dyqan