Rupa Dutta, e njohur si aktore në telenovela indiane dhe filma Bengali është arrestuar nën dyshimin se është gjetur duke vjedhur të shtunën në Panairin e Librit në Kalkuta.
Dutta dyshohet se u kap ndërsa po hidhte disa çanta në një kosh plehrash, ndërsa asaj iu gjetën rreth 65,700 dollarë para të vjedhura.
Sipas Policisë, aktorja e cila është në të 20-tat e saj, dyshohet se nuk është mirë me shëndet, ndërsa ndaj saj është zgjedhur të mbahet paraburgim gjyqësor, për çka do të dalë para gjykatës së Solt Lake.
Autoritetet kanë njoftuar se ka pasur ankesa nga shumë vizitorë të panairit për zhdukjen e kuletave të tyre, e më pas është parë e dyshuara duke i hedhur ato në kosh plehrash.
“Ajo fillimisht tha se po i hidhte çantat pasi nuk i duheshin, kontrolluam çantat dhe gjetëm letërnjoftimet aty”, ka thënë një oficer, raporton “Times of India”.
Nën dyshimin se ajo mund të vuante nga kleptomania, ndaj saj u kërkuar paraburgim gjyqësor prej 14 ditësh.
-
Kthehet në shtëpi pas 22-vjetësh indiania që u mashtrua për një vend pune
-
Gruaja kapet në aeroportin e Indisë me afro 1 kg kokainë, i kishte fshehur në paruke
-
Zbulohen 109 kafshë të gjalla në çantat e dy indianeve në aeroportin e Tajlandës
-
India po heton një uebfaqe që ofroi gra myslimane në shitje
-
Young Thugit i është vjedhur çanta me 200 këngë të papublikuara e para kesh