Policia indiane arrestoi një 21-vjeçar për lidhje me një aplikacion përmes së cili u shpërndanë fotografi të mbi 100 grave myslimane duke thënë se ishin në “shitje”.
Ai është student i inxhinierisë, identiteti i së cilit nuk është zbuluar. Akuzat kundër tij janë të paqarta, raporton BBC.
Aplikacioni u mbyll pasi nxiti zemërim dhe pakënaqësi.
Fotografi të disa gazetareve myslimane dhe aktivisteve u përdorën në të pa lejen e tyre.
Kjo është përpjekja e dytë i ngacmimit të grave myslimane duke i vënë në ankand online. Vitin e kaluar, një faqe e quajtur “Sulli Deals” krijoi profile të mbi 80 grave myslimane – duke përdorur fotografitë e tyre dhe duke i futur online – dhe i ka përshkruar si “marrëveshjet e ditës”.
Në të dyja rastet, nuk pati shitje reale, por qëllimi ishte të nënçmonte dhe poshtëronte gratë myslimane.
-
India deporton ilegalisht myslimanët nën kërcënim të armës
-
Turku në Tiranë arrestohet për prostitucion, të përfshira nëntë shtetase të huaja
-
Një indiane 18-vjeçare akuzon 64 burra për abuzim seksual
-
Shpërndau foto të një vajze në Facebook, arrestohet
-
Arrestohet një person në Viti, dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje