Një grua nga Uganda u kap në aeroportin “Chhatrapati Shivaji” të Mumbait, këtë javë me rreth 1 kilogram kokainë. Ajo e kishte fshehur drogën poshtë parukës së saj, shkruan “Daily Mail”.
Një zyrtar i Indisë ka treguar se gruas iu gjetën afro 890 gramë kokainë – vlerë rreth 1 milion euro - që i kishte fshehur në parukë e sytjena.
Pas marrjes së informacionit, autoritetet e Indisë në Mumbai i bën kurth dhe e kapën pasagjeren.
Në video shihet kur punonjësit të sigurisë ngadalë ia hapin parukën gruas. Përdorën një brisk, derisa e hapën dhe zbuluan strehën ku po mbahej kokaina.
Zyrtarët në aeroportin e Indisë kanë thënë se edhe në të kaluarën ka pasur metoda të ndryshme të fshehjes së kokainës, si fshehje e kokainës së lëngshme në shishe të uiskit, apo edhe në krema hidratues.
“The Times of India” ka raportuar se gruaja gjithashtu fshihte kokainë në sytjena.
Edhe
“Narko paruke”, kolumbiani kapet duke fshehur kokainë në kokë
Droga u sekuestrua dhe gruaja po mbahet në paraburgim.
Vitin e kaluar, dy gra ishin kapur duke tentuar të trafikonin kokainë në Kolumbi, të cilën e kishin fshehur në paruke.
-
Shoferi i kamionit fsheh substanca narkotike në paketimet e brendit të veshjeve të Kim Kardashianit
-
Murgjit budistë kapen me 110 kilogramë kanabis në aeroport
-
Kapen rreth 2 kg kokainë në një automjet në Merdar
-
Udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës i gjenden 9 mijë funta, disa i kishte fshehur në çorape