Në Ohio të SHBA-së, prania e një njeriu të infektuar në një shërbesë në kishë shkaktoi infetkimin e 91 personave tjerë, përfshire 53 që kishin qenë në të njëjtin shërbesë fetare, sipas guvernatorit të këtij shteti.
“U përhap sikur zjarri. Shumë e frikshme”, tha të martën guvernatori Mike de Wine. “Ne e dimë që udhëheqësit tonë fetare duan të mbrojnë besimtarët e tyre”.
Për të ilustruar se si një person i vetëm mund të përhapë virusin, zyrtarët e shëndetësisë publike publikuan një grafikë ku tregohet se si u përhap virusi edhe tek njerëzit që nuk kishin qenë në kishë, shkruan CNN.
Guvernatori i këtij shteti i bëri thirrje njerëzve që marrin pjesë në shërbesa fetare që te mbajnë maskat. Ai tha se do t’i dërgonte letër kishave, xhamive dhe sinagogave që të shkëmbejnë informata të rëndësishme për tu mbrojtur nga virusi.
“Është jetike që njerëzit kur mblidhen në një vend, të mbajnë maska, të praktikojnë distancimin social, të lajnë duart, dhe kur të jenë brenda, të sigurohen që ka ventilim dhe qarkullim të mirë të ajrit”, shtoi ai.
Në rastin e kësaj kishte, një 56 vjeç kishte shkuar në shërbesë, duke infektuar 53 persona tjerë brenda kishës ndërsa 18 prej tyre e shpërndanë virusin në së paku edhe një person tjetër, transmeton KOHA.
Më shumë se 96,000 njerëz në Ohio kanë testuar pozitiv për koronavirusin. Në SHBA, totali i rasteve të infektuara ka shkuar në afro 5 milionë persona, ndërsa më shumë se 158,000 persona kanë vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins.