Dhjetëra të infektuar me koronavirus në shtetin e Missourit ia kanë mësyrë qendrave të votimit për t’i hedhur votat e tyre.
Ata nuk kanë dalë nga veturat dhe zyrtarët e qendrës kanë marrë fletëvotimet teksa kishin të veshura pajisjet mbrojtëse.
“Jam testuar pozitive në ditën e zgjedhjeve, por bëra çfarë munda që të votoj”, ka thënë njëra prej votuesve të infektuara me virus, transmeton KOHA.
Vetëm në 24 orët e fundit, në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar 91 mijë raste të reja me koronavirus.
Numri total i të infektuarve në SHBA ka arritur në tetë milionë ndërsa kanë vdekur 232 mijë persona.
Artikuj të ngjashëm
-
Një në pesë të burgosur në SHBA i infektuar me koronavirus
-
SHBA-ja me gati 100,000 raste të reja me koronavirus
-
SHBA-ja regjistron mbi 100 mijë raste me koronavirus brenda 24 orëve
-
Në SHBA shifra e të infektuarve me koronavirus po i afrohet 6 milionëshit
-
Mbi 3 milionë të infektuar me koronavirus në SHBA