Në SHBA shifra e të infektuarve me koronavirus po i afrohet gjashtë milionëshit, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.
Sipas shifrave aktuale janë regjistruar 5.996.431 raste me koronavirus dhe 183.066 raste të vdekjes. Si për nga rastet ashtu edhe për nga numri i të vdekurve nga COVID-19 po prin SHBA-ja.
Ndërkohë në Rusi shifra zyrtare e të infektuarve po i afrohet një milionëshit.
Aktualisht janë regjistruar 995.319 raste me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4993 raste të reja. Në Rusi shifra e të vdekurve ka arritur në 17.176, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 83 raste të vdekjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Numri i të infektuarve me COVID-19 në SHBA shkon mbi 19 milionë
-
Mbi 76 milionë të infektuar me koronavirus në botë
-
Në SHBA, më shumë se 6 milionë të prekur me COVID-19
-
Rreth 68 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orë në SHBA, në botë mbi 13,5 milionë të infektuar
-
Mbi 3 milionë të infektuar me koronavirus në SHBA