Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Numri i të infektuarve me COVID-19 në SHBA shkon mbi 19 milionë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë tejkaluar shifrat e 19 milionë personave të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Universiteti “Johns Hopkins” ka thënë se deri tani janë regjistruar 19.000.572 raste pozitive, derisa 332.145 pacientë kanë vdekur, raporton CNN.

SHBA-ja është ndër shtetet e para në botë për nga numri i vdekjeve dhe pacientëve.