Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në SHBA vazhdon rritja e numrit të personave me COVID-19

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirusi. Më 24 qershor u shënuan 34,700 raste të reja. Kjo është shifra më e lartë që nga muaji prill.

SHBA-ja ka zgjeruar shkallën e testimit, por zyrtarët janë të shqetësuar me shifrat e reja, pasi numri i të infektuarve kishte një tendencë të rënies në muajin e fundit.

Guvernatori i Teksasit u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi sepse shteti po përballet me një “shpërthim masiv” të virusit, ndërsa guvernatori i Arizonës u bëri thirrje njerëzve të vendosin maska.

Në Teksas, guvernatori Greg Abbott tha se mund të ketë nevojë për kufizime të reja lokale për të mos u ngarkuar spitalet me pacientë.

Kalifornia më 24 qershor raportoi më shumë se 7,000 raste të reja në një periudhë 24-orëshe, një rritje prej 25 për qind në krahasim me rekordin e vendosur javën e kaluar.

Edhe SHBA-ja po shënon mesatarisht 100,000 raste ditore me COVID-19 Botë SHBA-ja po shënon mesatarisht 100,000 raste ditore me COVID-19

Shtetet amerikane, New York, New Jersey dhe Konektikat, do t’iu kërkojnë vizitorëve nga qendrat e përhapjes së koronaviursit që të zbatojnë masën e karantinës 14-ditore, kanë thënë zyrtarët, transmeton rel.

Guvernatorët e këtyre tri shteteve – që më parë kanë qenë vetë qendra të përhapjes së këtij virusi – kanë bërë të ditura masat e reja ditën e mërkurë.

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se nuk dëshiron që vizitorët e vendeve tjera të dërgojnë koronavirusin në vendin që ai udhëheq, pasi është punuar shumë për të ulur shkallën e transmetimit të virusit”.

Rregulla e karantinës do të aplikohet për shtete ku 10 për qind e popullsisë është e infektuar me koronavirs, duke marrë parasysh një mesatare shtatëditore, ka thënë Cuomo.

Edhe Në SHBA nis të rritet sërish numri i të infektuarve nga koronavirusi Botë Në SHBA nis të rritet sërish numri i të infektuarve nga koronavirusi

Nëntë shtete, duke përfshirë, Allabaman, Arkansasin, Arizonan, Floridan, Karolinën Veriore, Uashingtonin, Utah dhe Teksasin, aktualisht janë të prekura me shkallën e përmendur të infektimit.

Masa e karantinës është thënë se do të nisë së zbatuari ditën e enjte.