Një burrë gati se ka vdekur nga uria, pasi agjëroi për mbi një muaj me shpresën se Zoti do t'ia falte një veturë Lamborghini. Kjo histori vjen nga Zimbabve dhe emri i këtij burri është Mark Muradira.
Muradira është udhëheqës i të rinjëve në Kishën e Shenjtorëve të Ringjallur në Bindura, ne Zimbabve Qendrore, dhe nisi agjërimin për veturën 400 mijë dollarëshe, pasi ajo i pëlqente të dashurës së tij.
Ai zgjodhi të jetojë në pyllin e afërt për këtë kohë, në mënyrë që të mos tundohej kur gjatë agjërimit nga ushqimi.
Miqtë e tij e gjetën atë pas 33 ditësh, në gjendje të vështirë shëndetësorë dhe menjëherë e dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Binduras.
Në fakt, dëshira e Muradiras për Lamborghini ishte e njohur për miqtë e tij, pasi kishin nisur mbledhjen e fondeve për këtë qëllim. Por, tash ato pak fonde që janë mbledhur do të shpenzohen për pagesën e faturave të spitalit
"Ai duhet të kishte agjëruar të paktën për një punë, pasi është i papunë", ka thënë peshkopi Mawuru. \drivespark
