Kuriozitet

ADN-ja më e vjetër zbulon botën e humbur 2 milionë vjeçare

ADN-ja më e lashtë ka zbuluar se si është dukur Arktiku dy milionë vjet më parë kur ishte më ngrohtë.

Sot zona në Grenlandën veriore është një shkretëtirë polare, por materiali gjenetik i marrë nga toka, ka zbuluar një grup të pasur të bimëve dhe kafshëve.

Shkencëtarët zbuluan gjurmë gjenetike të kafshëve si drerëve dhe patave, shkroi BBC.

Deri tash, ka qenë e vështirë të shihej se si dukej ky rajon dy milionë vjet më parë. Fosilet e kafshëve nga ajo periudhë janë ekstremisht të rralla.

“Njerëzit nuk kishin ide se çfarë faune ishte atje atëherë”, ka thënë Eske Willerslev i cili drejtoi studimin.

Por, zbulimi më i befasishëm ishte ai i “mastodonit” – krijesa që duket si elefant – që në Grenlandë askush nuk e ka gjetur më parë.

Dy milionë vjet më parë, Grenlanda Veriore ishte më e ngrohtë se tani. Temperaturat mesatare ishin mes 11-19 gradë Celsius më ngrohtë.