Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

A mund të gjeni binjakët e vetëm në këtë turmë fëmijësh?

Enigma më e fundit që është shfaqur në internet mund t’ju lërë me vizion të dyfishtë – ndërsa përpiqeni të gjeni binjakët në një plazh të zënë.

Një skenë e tillë është e njohur për mijëra prindër, kur kanë dërguar fëmijët e tyre në bregdet në mesin e dhjetëra fëmijëve të tjerë, transmeton Koha.net. Por, në këtë kaos mes akulloreve, topave të futbollit dhe lodrave të ndryshme, nuk është aq e lehtë siç duket në shikim të parë.

Enigma është krijuar nga ekspertët e prindërve ChannelMum.com, zëdhënësi i së cilës, Siobhan Freegard, ka thënë se “çdo prind do të dijë se si është të shikosh një det të fëmijëve të tjerë dhe të pyesin veten se ku është fëmija i tyre”.

“Dhe për ata që kanë binjakët, është shumë e vështirë – siç rasti konkret në këtë enigmë”, ka thënë ai.

“Një detaj që mund t’ju ofrojmë është se edhe pse binjakët janë në fakt identik, ata nuk duken të ngjashëm – do ta shihni kur t’i gjeni”, përfundoi ai.

Nëse nuk e keni zgjidhur ende enigmën, atëherë përgjigjen e gjeni më poshtë.

Image