Një fëmijë trim u filmua ditë më parë në një kopsht zoologjik, duke luajtur me luanin në xhamin e tejdukshëm.
Pamjet u bënë virale në mediat online, ku fëmija i patrazuar, shihet në afërsi të kafshës së egër, ndërsa kjo qëndron tërësisht e qetë, shkruan “Kalingatv” të mërkurën. Nuk u bë e ditur se në cilin shtet është filmuar një moment i tillë.
Për pak kohë, pamjet regjistruan mbi 1 milion shikime e mijëra komente.
Pamje të tilla nuk janë të rralla në botë. Ka edhe momente të tjera, kur fëmijë të vegjël, luajnë me kafshët pa u ndier të frikësuara.
Artikuj të ngjashëm