Një grup shkencëtarësh nga Queen’s University Belfast dhe Max Planck Institute for Solar System Research në Gjermani e kanë kthyer gjuetinë e ekzoplanetëve anasjelltas, në një studim i cili në vend të kërkimit të ekzoplanetëve hulumton se si një vëzhgues jashtëtokësor mund të jetë në gjendje ta detektojë Tokën duke i përdorur metodat tona.
Ata zbulojnë se së paku nëntë ekzoplanetë janë vendosur në mënyrë ideale për t’i vëzhguar tranzitet e Tokës, në një punim të ri të publikuar në revistën Monthly Notices of the Royal Astronomical Society, shkruan sot “Koha Ditore”.
Falë objekteve dhe misioneve si SuperWASP dhe Kepler, tani kemi zbuluar mijëra planetë që rrotullohen rreth yjeve të tjerë përveç Diellit tonë, botëve të njohura si “ekzoplanetë”.
Shumica dërrmuese e tyre janë zbuluar kur planetët kalojnë përpara yjeve të tyre në ato që njihen si “tranzite”, të cilat u mundësojnë astronomëve ta shohin dritën nga yjet nikoqire në intervale paksa të rregullta sa herë që planeti kalon mes nesh dhe yllit të largët.
Në studimin e ri, autorët e kundërshtuan këtë koncept dhe pyetën: “Si do ta shihte një vëzhgues alien Sistemin Diellor?” Ata identifikuan pjesë të qiellit të largët nga ku planetët e ndryshëm në Sistemin tonë Diellor mund të shiheshin të kalonin para Diellit - të ashtuquajturat ‘zona tranziti’ - duke konkluduar se planetët tokësorë (Merkuri, Venera, Toka dhe Marsi) në fakt kanë shumë më shumë të ngjarë të vërehen nga planetët më të largët “Joviane” (jupiteriane) (Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni), përkundër madhësisë së tyre shumë më të madhe... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
E vërteta mbi jetën në planetët e tjerë dhe çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
-
Shkencëtarët thonë se kanë gjetur fakte mbi prezencën e një planeti të ri
-
Shkencëtarët pretendojnë se kanë prova për një planet të ngjashëm me Tokën
-
Anije speciale kozmike për kërkimin e alienëve, shkenca shkon drejt dy planetëve
-
Gjendet një planet shumë i ngjashëm me Tokën dhe potencialisht i banueshëm