Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

A erdhi virusi vërtet prej tregut të kafshëve në Wuhan?

Foto: Reuters

Në opinionin publik historia e prejardhjes së koronavirusit duket e mirëqenë: në fund të vitit 2019, dikush në tregun tashmë të famshëm botërisht të ushqimit të detit në Huanan të Wuhanit ishte infektuar me një virus nga një kafshë.

Pjesa tjetër është vetëm një histori e pazakonshme që ende po sajohet, teksa Covid-19 që po përhapet nga ajo pjesë e veçantë e kryeqytetit të krahinës kineze, Hubei, duke u përshkallëzuar në botën mbarë. E ky virus deri më tani ua ka marrë jetën së paku tetëdhjetë mijë personave, raporton "The Guardian", transmeton KOHA.

Viruset në mbretërinë e kafshëve

Pamjet e stokut të gjitarëve ia kanë dalë të rrokin vëmendjen e krejt edicioneve të lajmeve, duke sugjeruar se një kafshë që ngjason me një lloj lakuriqi e kishte bartur virusin para se ai të kalonte te njerëzit.

Por ka shumë paqartësi për shumë aspekte të historisë së prejardhjes së Covid-19, të cilat shkencëtarët po mundohen që t’i tjerrin fije e për pe, përfshirë në këtë mes edhe pretendimet se cilat specie e kishin bartur te njerëzit. Ata po mundohen që të mësojnë se si nisi pandemia, meqë ky është çelësi i ndaljes së pandemisë së radhës.

Profesori Stephen Turner, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në Universitetin e Melbournet në Monash, thotë se ka shumë gjasë se virusi kishte ardhur prej lakuriqëve.

Por siguria e tij mbaron në këtë pikë, thekson ai.

Mbi hipotezën se virusi kishte dalë nga një kafshë e gjallë në tregun e Wuanit krijoi interaksion me njeriun, Turner thekson: “Nuk mendoj se kjo është bindëse”.

“Një pjesë e problemit është se ai informacion është i mirë po aq sa përcjellja”, thekson ai, duke shtuar se viruset e këtij lloji po qarkullojnë gjatë gjithë kohës në mbretërinë e kafshëve.

Fakti se virusi ka infektuar një tigër në kopshtin zoologjik njujorkez tregon se si viruset mund të barten prej një specie në tjetrën, thotë ai.

“Duke e njohur botën e këtyre specieve që mund t’i infektojë ky virus, është e rëndësishme për shkak se na ndihmon t’i shkojmë deri në fund historisë së prejardhjes së virusit”.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.

Artikuj të ngjashëm