Policia e Las Vegasit, SHBA, ka publikuar një video ku shihet një 93-vjeçar duke qëlluar me pistoletë menaxherin e ndërtesës për shkak të problemeve të ujit.
Në një konferencë për media, ndihmës-sherifi Brett Zimmerman ka zbuluar pamjet të cilat shfaqin 93-vjeçarin duke hyrë me qetësi në zyrën e menaxherit para se ta gjuante dy herë me pistoletë, raportojnë mediat në SHBA.
Robert Thomas, 93-vjeç, i cili nuk ka histori kriminale, ishte i nervozuar pasi që banesa e tij është vërshuar nga uji dhe fajësoi stafin e menaxhmentit të ndërtesës, kështu që më vete mori një pistoletë të llojit Glock 9mm që t’i ndihmojë të shpreh shqetësimin e tij.

Në videon e publikuar, Thomas shihet duke hyrë në zyrë dhe fillon të bisedojë me menaxherin. Pas disa momenteve ai nxjerrë nga xhepi ngadalë pistoletën e tij. Ai, pastaj, gjuan njëherë në shenjë paralajmërimi dhe në një moment ku shihet menaxheri i ulur në karrige, 93-vjeçari me qetësi e qëllon në këmbën e majtë atë, transmeton Koha.net. Ashtu sikurse në skenat e filmave me gangsterë, Thomas qëndron mbi të dhe e shikon teksa menaxheri vuan nga dhimbjet për disa momente, para se ta qëllojë me kujdes edhe në këmbën tjetër. Në ato momente, arrin një oficer i policisë i cili shtinë në 93-vjeçarin por fatmirësisht plumbi kalon nëpërmjet palltos së tij dhe e arreston atë.
Sipas Fox5, Thomas akuzohet për vrasje në tentativë me armë vdekjeprurëse, rrëmbim me armë vdekjeprurëse, shkarkim i armës së zjarrit brenda një strukture, vjedhje me armë zjarri dhe mbajtje të armës së zjarrit pa leje.
Edhe
Theret për vdekje aktori i filmit “Top Gun”, James Handy
Menaxheri i ndërtesës është trajtuar për lëndime jo të rrezikshme për jetën.
Sipas prokurorëve, 93-vjeçari i ka thënë policisë se do ta bënte përsëri. Ai tha në gjykatë se nuk donte që ta vriste viktimën, vetëm “ta frikësonte pak”.